Tropojë, po vendosnin shtyllat e ndriçimit, 4 punonjës të Bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes një prej tyre, tre të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës për vendosjen e shtyllave të ndriçimit. Sipas të dhënave paraprake, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, punonjësit kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj dhe shtylla dyshohet se ka prekur telat elektrikë, duke përcjellë rrymën te katër punonjësit. Si pasojë e incidentit, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka humbur jetën, ndërsa tre punonjësit e tjerë, A.D., 40 vjeç, I.D., 47 vjeç dhe A.A., 21 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia deklaron se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave në bazë...
Burimi:
kohajone.com