Tropojë, ndalohet drejtori dhe drejtuesi teknik pas vdekjes së punonjësit të Bashkisë

Tropojë, ndalohet drejtori dhe drejtuesi teknik pas vdekjes së punonjësit të Bashkisë

Një punonjës i Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë humbi jetën dhe tre të tjerë u dëmtuan pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve në rrugën e Dobravës. Policia ka ndaluar drejtorin e Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit dhe drejtuesin teknik të punimeve, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator 2026, në rrugën e Dobravës, në afërsi të fshatit Bujan, në Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur katër punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë, gjatë kryerjes së punimeve për vendosjen e një shtylle ndriçimi, ranë në kontakt...