Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një prej tyre

Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një prej tyre

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës. Sipas informacionit të përcjellë nga mediat, një prej punonjësve, i identifikuar si Muhamet Sylisufi, dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa tre punonjës të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë. Njoftimi i policisë: Tropojë/Informacion paraprak Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e...