TRONDITJE/ PALOKA: PAS HYSENIT FSHIHET NJË SKEMË QË LIDH TIRANËN, KOSOVËN DHE SERBINË

TRONDITJE/ PALOKA: PAS HYSENIT FSHIHET NJË SKEMË QË LIDH TIRANËN, KOSOVËN DHE SERBINË

Për ligjvënësin demokrat Edi Paloka, zhvillimet rreth ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, nuk janë një ngjarje e shkëputur, por pjesë e një historie që, sipas tij, opozita e ka paralajmëruar prej kohësh. Paloka tha se përtej hetimit të SPAK dhe marrëdhënies së dyshuar të Hysenit me Ergys Agasin, duhet parë edhe e kaluara e saj në drejtim të institucioneve të inteligjencës në Kosovë dhe marrëdhëniet që ajo ka pasur në rajon. Sipas Palokës, ardhja e Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit nuk ishte një zgjedhje e rastësishme, por lidhej me një strategji më të gjerë politike dhe rajonale. “E gjithë kjo histori, ardhja në krye të SHISH s’është rastësi dhe tekë e Ramës”, deklaroi Paloka, duke shtuar se, sipas tij, kjo çështje lidhet...