TRONDITET SERIE A, BOLOGNA TURPERON MILANIN NE SHTEPI, INTERI MERR KREUN ME DY AUTOGOLA

TRONDITET SERIE A, BOLOGNA TURPERON MILANIN NE SHTEPI, INTERI MERR KREUN ME DY AUTOGOLA

Bologna ka shkaktuar surprizën e javës së tetë në Serie A, duke mposhtur Milanin 4-2 në stadiumin “San Siro”. Kuqezinjtë pësuan humbjen e parë të sezonit në kampionat, në një ndeshje ku kaluan në avantazh, por nuk arritën ta administronin rezultatin. Samuel Mbangula ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar tre gola për Bolognan. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të Nadir Zorteas, duke mposhtur portierin Mike Maignan. Milani reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 14-të me Alphadjo Cisse, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Theate. Në minutën e 27-të, Cisse devijoi goditjen e fuqishme të Fikayo Tomorit, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Por në pjesën e dytë Bologna ndryshoi gjithçka. Në minutën e 60-të, Davide...