Tronditet Milani në “San Siro”, Bologna përmbys gjithçka dhe fiton 4-2, shkërmoqet ekipi i Amorim
Milani ka pësuar një humbje të dhimbshme në shtëpi, duke u mposhtur 2-4 nga Bologna në një ndeshje spektakolare të Serisë A. Pavarësisht se kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1, miqtë reaguan fuqishëm pas pushimit dhe përmbysën gjithçka. Takimi nisi në mënyrë të vështirë për vendasit, pasi Bologna kaloi në avantazh që në minutën e 8-të me Samuel Mbangulën. Milani reagoi shpejt dhe gjeti barazimin në minutën e 14-të me Cissé, i cili u shfaq sërish në minutën e 27-të, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Megjithatë, pjesa e dytë solli një tjetër histori. Në minutën e 60-të, Davide Bartesaghi dërgoi topin në rrjetën e gabuar, duke i dhënë Bolognës barazimin. Vetëm dy minuta më vonë, Mbangula shënoi golin e dytë personal dhe...
Burimi:
sportekspres.com