TRONDITET BRUNO FERNANDES! HAJDUTËT HYJNË NË SHTËPINË E YLLIT TË UNITED GJATË NDESHJES SË CHAMPIONS LEAGUE
Një natë e keqe në fushë është shndërruar në një makth edhe jashtë saj për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes. Ndërsa portugezi ndodhej në Itali për ndeshjen e Champions League, persona të paidentifikuar hynë në banesën e tij në Angli. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 tetorit, gjatë përballjes së Manchester United me Comon, ndeshje që skuadra angleze e humbi me rezultatin e rëndë 4-1. Sipas raportimeve të mediave britanike, autorët shfrytëzuan mungesën e futbollistit për të hyrë në pronën e tij në Cheshire. Familjarët e Fernandes nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes. Raportohet se autorët qëndruan brenda për më pak se pesë minuta dhe u larguan përpara mbërritjes së policisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar personat përgjegjës, ndërsa Manchester United...
Burimi:
ntv.al