Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Kypseli të Athinës, ku policia ka zbuluar trupin e një foshnjeje të vdekur brenda një valixheje. Ngjarja u zbulua pas një denoncimi të bërë nga pronari i një apartamenti të dhënë me qira përmes Airbnb në qendër të Athinës, shkruajnë mediat. Sipas raportimeve, pronari kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi personat që kishin marrë apartamentin me qira nuk po largoheshin dhe dyshohej se konsumonin lëndë narkotike. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, patrullat e DIAS ndodheshin pranë zonës kur pronari i drejtoi drejt apartamentit. Brenda banesës ndodheshin një burrë me origjinë greke, vajza e tij 15-vjeçare dhe një shtetas afgan. Në apartament u gjetën gjithashtu dy të mitur dhe një grua gjermane, e cila kishte bërë më herët kallëzim...