Tritol në derën e një banese në Tiranë, pronarja: Nuk kam konflikte

Tritol në derën e një banese në Tiranë, pronarja: Nuk kam konflikte

foto ilustruese TIRANË-Një shpërthim me tritil është regjistruar në orët e para të mëngjesit Tiranë. Lënda plasëse ka shpërthyer në katin e parë, në derën e një banese në rrugën “Sadik Petrela”.  Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se sasia e tritolit ka shpërthyer në derën e banesës së një gruaje të divorcuar, e cila jetonte së bashku me dy djemtë e saj. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse. Pronaria e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ajo ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse. Njoftimi i policisë: Më datë 14.11.2026, rreth orës...