Tritol lokalit në Fllakë të Durrësit, pronarët Ramazan e Erjon Balla: Nuk kemi konflikte
PAMJE NGA VENDNGJARJA DURRËS-Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës. Lënda eksploziv ka shpërthyer në derën e një lokali në Fllakë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Lokali është në pronësi të shtetasve Ramazan dhe Erjon Balla, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Njoftimi i policisë: Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Burimi:
zeri.ai