Tritol ‘Benz’-it në Gjirokastër, një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit?

Tritol ‘Benz’-it në Gjirokastër, një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit?

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin  “18 Shtatori” në qendër të qytetit, ndërsa Beqir Devolli 45-vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Benz” që u hodh në erë, ka ndërruar jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas policisë nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe shtetasi E.M 26 vjeç i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Viktima Beqir Devolli Detajet e publikuara tregojnë se shpërthimi ndodhi pranë Gjykatës së Gjirokastrës dhe Komisariatit të Policisë. Pas shpërthimit, automjeti humbi kontrollin, vijoi lëvizjen dhe përfundoi mbi trafikndarësen, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, ndërsa shpërthimi u dëgjua...