Tritol banesës në Vorë
foto ilustruese VORË-Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vorë. Lënda eksploziv ka shpërthyer rreth orës 03:15, në derën e një banese në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Burimi:
zeri.ai