Triptik për gruan nga Eduardo Galeano

Triptik për gruan nga Eduardo Galeano

Tri poezi për gruan nga Eduardo Galeano DRITARE MBI NJË GRUA/1 Ajo grua është një shtëpi sekrete.Nëpër qoshet e saj ruan zëra dhe fsheh fantazma.Netëve të dimrit lëshon tym.Thonë se kush futet në të, nuk del dot më.Unë depërtoj në gropën e thellë që e rrethon. Do të banoj në atë shtëpi.Aty më pret vera që do të pi. Trokas në derë shumë ngadalë dhe pres. DRITARE MBI NJË GRUA/2 Çelësi tjetër nuk hyn në portën e rrugës.Zëri tjetër çakordohet, nuk këndon dot që nga dushi.Në banjë nuk ka gjurmë këmbësh të tjera, të lagura.Asnjë aromë e ngrohtë nuk vjen nga kuzhina.Një mollë gjysmë e ngrënë, nga ca dhëmbë të tjerë, nis të kalbet mbi tryezë.Një cigare gjysmë e tymosur, krimb i ngordhur prej hiri,...