TRILLER në avionin Dubai-Tel Aviv/ Ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit
Një incident i rëndë ka detyruar një avion të kompanisë Flydubai, në fluturimin FZ1073 nga Dubai drejt Tel Avivit, të kryejë një ulje emergjente në Arabinë Saudite. Avioni u ul në aeroportin e Tabukut, pas një situate të krijuar në kabinën e pilotit, ndërsa autoritetet izraelite aktivizuan procedurat e emergjencës pasi avioni transmetoi një sinjal rreziku. Sipas raportimeve të mediave izraelite dhe dëshmive të disa pasagjerëve, një person në kabinën e pilotit dyshohet se ka tentuar të ndërhyjë në kontrollin e avionit, ndërsa pasagjerë dhe persona të tjerë në bord kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Një prej pasagjereve, e identifikuar si Meital, i tha Kanalit 12 se bashkëshorti i saj ishte ndër personat që u përfshinë në përballjen me të dyshuarin. “Dikush bërtiti ‘thikë’ dhe...
Burimi:
ntv.al