Tri net të “Akordeve të Kosovës” me Agron Krasniqin, Flaka Latifin dhe Adea Pulën
Festivali muzikor “Akordet e Kosovës” rikthehet këtë vit me edicionin e tij të katërt, nën organizimin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke sjellë tri net të dedikuara muzikës dhe talenteve të reja në skenën e sallës “1 Tetori” në Prishtinë. Festivali do të mbahet nga 29 deri më 31 tetor 2026, duke bashkuar artistë të rritur dhe fëmijë në një program që synon të promovojë krijimtarinë muzikore dhe të krijojë hapësirë për zërat e rinj. Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe prezantuesit që do ta shoqërojnë publikun gjatë netëve të festivalit. Agron Krasniqi dhe Flaka Latifi do të prezantojnë netët e 30 dhe 31 tetorit, ndërsa Adea Pula do të jetë prezantuese e natës së fëmijëve, më 1 nëntor. Në kuadër të programit...
Burimi:
kultplus.com