Tri medalje për Kosovën në European Judo Hopes Tournament

Tri medalje për Kosovën në European Judo Hopes Tournament

13 September, 2026 - 14:30 Kosova ka fituar tri medalje në turneun European Judo Hopes Tournament, i cili është mbajtur dje në Split të Kroacisë. Xhudistët e rinj kosovarë u paraqitën me sukses në këtë garë, duke siguruar dy medalje të arta dhe një të argjendtë. Anuar Sahara triumfoi në kategorinë deri në 46 kilogramë, ndërsa Emira Zabelaj fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Medaljen e argjendtë për Kosovën e siguroi Teuta Marku në kategorinë deri në 44 kilogramë. Ekipi kosovar në këtë turne u udhëhoq nga trajnerët Fatos Tabaku, Kushtrim Gashi dhe Rios Kuka. Ky rezultat i radhës dëshmon potencialin e brezit të ri të xhudos kosovare në arenën evropiane./KultPlus.com