Tregtia e fshehtë mes dy vendeve, SHBA bën gati sanksionet e reja ndaj Iranit, mund të përfshijë dhe Kinën!
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer mesazhe të ashpra përpara njoftimit të planifikuar për të hënën të një pakete të re sanksionesh ekonomike amerikane, të cilat pritet të prekin Iranin dhe partnerët e tij kryesorë tregtarë, përfshirë Kinën. Ndërsa konflikti po i afrohet gjashtë muajve, dy vendet nuk po shkëmbejnë zjarr, por as nuk po zhvillojnë bisedime aktive paqeje. Ndërkohë, trafiku i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime për furnizimet globale me energji. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pritet të mbajë një konferencë për shtyp të hënën në orën 14:00 sipas kohës së SHBA-së, ku pritet të japë detaje mbi masat që administrata Trump i ka cilësuar si “sanksionet më të ashpra në histori”. Sipas ‘Reuters’, Bessent i...
Burimi:
javanews.al