TRE TAKIME NË DITË ME NJË NGA SHEFAT E KRIMIT/ Artan Hoxha ngre pikëpyetje për ish-drejtoreshën e SHISH

TRE TAKIME NË DITË ME NJË NGA SHEFAT E KRIMIT/ Artan Hoxha ngre pikëpyetje për ish-drejtoreshën e SHISH

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën e drejtimit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe përgjegjësinë për emërimet në krye të institucionit. Hoxha e vendosi përgjegjësinë politike te kryeministri Edi Rama, duke iu referuar emërimit të Vlorës Hysenit në krye të SHISH-it. “Përgjegjësia është e kryeministrit. Atë zonjën e ka pasur këshilltare dhe e vuri në SHISH”, u shpreh gazetari. Sipas tij, drejtimi i një shërbimi informativ kërkon kontroll dhe reagim të vazhdueshëm nga drejtuesit politikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që prekin sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në NATO. Një pjesë e deklaratës së gazetarit u përqendrua te mënyra e funksionimit të SHISH gjatë drejtimit të Vlorës Hyseni. Hoxha pretendoi se Hyseni nuk kishte lënë një numër dy në...