Tre oferta më të lira jashtë/ Fiton 81 mln lekë tenderi i stacionit të Rinasit
Tre oferta më të lira janë skualifikuar nga gara për projektimin dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, ndërsa pas shqyrtimit të ankimit është hapur rruga për vijimin e procedurës me fituesin e shpallur. Tenderi i Hekurudhës Shqiptare mban numrin REF-83947-04-30-2026 dhe ka një fond limit prej 91,665,395 lekësh pa TVSH. Në garë morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë ose bashkime operatorësh. Fitues është shpallur HASTOÇI, me ofertë 81,088,000 lekë pa TVSH. Por të dhënat e procedurës tregojnë se të paktën tre nga ofertat e skualifikuara ishin financiarisht më të ulëta se ajo e fituesit. BE-IS kishte ofertuar 71,499,100 lekë. BOE BEQIRI–COLOMBO–ERALD-G kishte ofertuar 75,037,687 lekë. Ndërsa INA kishte paraqitur ofertën prej 76,629,890 lekësh. Kështu, vetëm ndërmjet ofertës së BE-IS dhe ofertës...
Burimi:
ntv.al