Tre netë bllokim në autostradë, ARRSH publikon devijimet për mbikalimin e Kasharit

Tre netë bllokim në autostradë, ARRSH publikon devijimet për mbikalimin e Kasharit

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për këtë arsye, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit Tiranë–Durrës dhe Durrës-Tiranë. Gjatë orëve të punimeve, qarkullimi do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemave të përcaktuara nga ARRSH. Drejtimi Tiranë–Durrës: Mjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet përmes...