Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

CNN, MS NOW dhe Politico kanë njoftuar se do të padisin administratën e presidentit Donald Trump, pasi gazetarëve të tyre u është hequr aksesi në Shtëpinë e Bardhë. Tre mediat kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Federale në Uashington, duke argumentuar se vendimi shkel të drejtat e garantuara nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së dhe cenon lirinë e shtypit. Sipas draftit të padisë, akreditimet e gazetarëve janë revokuar pa njoftim dhe pa një proces të rregullt ligjor. Mediat pretendojnë se vendimi është marrë për shkak të raportimeve që administrata i ka konsideruar negative. Pas vendimit, gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico u është mohuar hyrja në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. CNN dhe MS NOW janë penguar gjithashtu të përdorin pajisjet...