Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë
Në përpjekje për të gjetur një rrugë drejt paqes në Ukrainë, takimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe bisedimet dypalëshe kanë nxjerrë në pah një plan me tre hapa. Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë dakord me këtë qasje, ndërsa Abu Dhabi është propozuar si një vend i mundshëm për një takim trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë. Megjithatë, Kremlini e konsideron ende këtë vetëm një mundësi të paqartë. Zelensky tha se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Rusinë dhe se brenda 10 ditësh pritet një vlerësim i ri mbi situatën. Sipas tij, deri tani nuk ka shenja se Vladimir Putin është gati t’i japë fund luftës. Nga ana tjetër, Zelensky deklaroi se Trump i ka dhënë mbështetjen për prodhimin në Ukrainë të interceptorëve...
Burimi:
javanews.al