Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë. Për 12 personat, arrestimi është vlerësuar i ligjshëm, por ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke mos e konsideruar të nevojshme vijimin e qëndrimit në qeli. Ndërkohë, seanca gjyqësore për 10 protestues të tjerë është ende në zhvillim, ku pritet të shqyrtohen kërkesat për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masave të sigurisë.
Burimi:
kohajone.com