Trashëgimia kulturore, grante për rijetësimin e kullave të veriut

Trashëgimia kulturore, grante për rijetësimin e kullave të veriut

Programi “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” për vitin 2027 parashikon vijimin e investimeve për restaurimin dhe rijetësimin e kullave tradicionale në veri të vendit, forcimin e strukturave të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen e programeve për promovimin e pasurive kulturore materiale dhe jomateriale. Një vëmendje e veçantë i kushtohet kullave tradicionale, të cilat përfaqësojnë një nga elementet më identifikuese të trashëgimisë arkitektonike, historike dhe etnografike të vendit. Në bashkëpunim me GIZ, restaurimi dhe rijetëzimi i tyre synon zgjerimin e ofertës së turizmit kulturor dhe malor, nxitjen e sipërmarrjes lokale dhe krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për komunitetet, veçanërisht për të rinjtë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se “në kuadër të programit, është përfunduar inventarizimi i 650 kullave në qarqet...