Transportonin 4 emigrantë kundrejt fitimit, arrestohen dy 20-vjeçarë në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Dy të rinj, të dy 20 vjeç dhe banues në Bulqizë, janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë. Operacioni policor i koduar “Long Wait” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Sipas njoftimit zyrtar, dy të rinjtë me inicialet L. A. dhe L. B. u lokalizuan në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, teksa transportonin me një automjet tip “Volkswagen” katër emigrantët, në këmbim të përfitimit financiar. Gjatë ndërhyrjes, drejtuesit e automjetit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë...
Burimi:
argjiroja.net