Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari
Rreth 500 mijë qytetarë që përdorin çdo ditë transportin publik në vend mund të përballen me rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë, nëse nga 1 janari qeveria nuk përfshin edhe këtë sektor në skemën e TVSH-së së reduktuar prej 6%. Paralajmërimi vjen nga operatorët e transportit publik, të cilët bëjnë me dije se, në mungesë të lehtësive fiskale, do të kërkojnë rishikimin e tarifave për shërbimin që ofrojnë. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar me një kërkesë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar që transporti publik të përfshihet në listën e aktiviteteve që përfitojnë TVSH të reduktuar në masën 6%. Megjithatë, me paketën e re fiskale, qeveria ka parashikuar këtë lehtësi vetëm për...
Burimi:
gijotina.com