Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim 50 lekë për litër për naftën

Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim 50 lekë për litër për naftën

Operatorët e transportit publik pritet të përfitojnë kompensim prej 50 lekësh për litër për karburantin edhe për 4 muaj shtesë, përkatësisht për periudhën qershor–shtator. Parimisht, dakordësia për vijimin e masës është arritur në takimin e dytë të zhvilluar mbasditën e sotme mes përfaqësuesve të shoqatave të transportit publik, operatorëve dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Ky ishte takimi i dytë me përfaqësuesit e sektorit, ku u diskutua kërkesa për zgjatjen e afatit të kompensimit të karburantit, në kushtet e rritjes së kostove të operimit. Shoqatat e transportit publik kërkuan që kompensimi të jetë 60 lekë për litër, duke iu përafruar rritjes mesatare të çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe. Nga analiza e çmimeve të blerjes së karburantit, bazuar në faturat e paraqitura nga...