Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

Është ora dy pasdite dhe duhet varrosur një i vdekur. Në asfaltin e dëmtuar që të çon drejt fortesës së Bendery-t, nën flamujt e një shteti që nuk njihet ndërkombëtarisht, kortezhi i vogël mortor ecën në heshtje. Burrat mbajnë ikonat, ndërsa gratë kryqet dhe simbolet sovjetike. Figura e Krishtit Pantokrator lëkundet mbi flamujt e kuq me drapër e çekan. Është një pamje që përmbledh në mënyrë perfekte kontradiktat e Transnistrisë, ose Pridnestrovies, siç e quajnë autoritetet separatiste. “Ky është Transnistria”, thotë Viktori, një banor që udhëton çdo javë nga Kishinau për arsye pune. “Është një BRSS me pronë private, një paradoks ku nostalgjia për Bashkimin Sovjetik bashkëjeton me kapitalizmin dhe fenë.” Transnistria shtrihet përgjatë lumit Dniestër, në lindje të Moldavisë, në një rrip toke rreth 200 kilometra...