Transferimi në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, nuk më tregojnë urdhrin! Kërkoj ndërhyrje urgjente

Transferimi në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, nuk më tregojnë urdhrin! Kërkoj ndërhyrje urgjente

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar këtë të mërkurë një përpjekje për ta transferuar nga institucioni i paraburgimit në Durrës drejt burgut të Fierit, duke e cilësuar procedurën si një “rrëmbim policor”. Përmes një deklarate për shtyp nga IEVP Durrës, Veliaj bën të ditur se një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur për të realizuar transferimin e tij. Sipas kryebashkiakut, pavarësisht kërkesave të përsëritura të tij dhe avokatit mbrojtës, autoritetet kanë refuzuar t’u vënë në dispozicion aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet ligjore që e justifikojnë atë. “Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të...