Transferimi i Veliajt në Fier, ministri i Drejtësisë i përgjigjet Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt: Përgjegjësia është e Burgjeve
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e procedurave për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Në përgjigje të kërkesës së deputetëve socialistë Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj për sqarime mbi këtë transferim, Gogu ka bërë të ditur se ka kërkuar verifikimin e rastit. Ministri ka theksuar se përgjegjësia për procedurat dhe vendimmarrjen mbi transferimet e të burgosurve i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Inspektimi do të përfshijë gjithsej 24 transferime të kryera nga data 16 deri më 27 tetor, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura. Çuçi dhe Xhafaj kishin kërkuar dokumentacionin dhe informacionin përkatës për të sqaruar rrethanat dhe bazën ligjore të transferimit të Veliajt në burgun e Fierit.
Burimi:
gijotina.com