Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier, informon A2CNN. Sipas informacioneve vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e Burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku. Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse dhe Veliaj e ka denoncuar këtë fakt publikisht me një deklaratë.
Burimi:
javanews.al