Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time
Shqipëria mposhti në transfertë San Marinon me rezultatin 0-3, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës C në Ligës së Kombeve. Pas ndeshjes së zhvilluar, ka folur edhe tekniku Rolando Maran, që u shpreh i kënaqur. “Prisje pak më shumë goleadë, çfarë të pëlqeu më tepër dhe çfarë nuk të pëlqeu? Pjesa e parë më ka pëlqyer, ndërsa te pjesa e dytë ishte më shumë te menaxhimi. Kishim lojtarë të cilët ishin kthyer nga dëmtimi, të tjerë që kishin më pak minuta. Pjesën e dytë e kemi patur mendjen te Finlanda dhe besojmë që kemi bërë mirë. Pjesa e dytë ishte më tepër menaxhim. San Marino një rast mund të ketë në ndeshje, ne kemi patur 14 goditje...
Burimi:
javanews.al