Trajneri i Genoas e tepron me talentin e Shqipërisë, Mario Mitaj nuk po luan një minutë në Serie A

Trajneri i Genoas e tepron me talentin e Shqipërisë, Mario Mitaj nuk po luan një minutë në Serie A

Trajneri i Genoas, De Rossi, po sillet në mënyrë të çuditshme me talentin e Shqipërisë, Mario Mitaj. Pas tre ndeshjeve të para në Serie A, Mitaj nuk ka marrë asnjë minutë aktivizim. Ndërkohë ekipi i De Rossit ka pritur sot në shtëpi Frosinonen. Një ndeshje më e lehtë në letër dhe ku pritej aktivizimi i Mitaj, megjithatë edhe këtë herë duket se trajneri nuk është mbështetur te shqiptari. Ndeshja është ende në vazhdim dhe ndodhet në shifrat 0-1 për Frosinonen, por mbetet e habitshme mungesa e minutazhit për Mitajn, pasi ky i fundit i luajti të gjitha ndeshjet si titullar në miqësore pas kalimit nga Al Ittihad. /Sport Ekspres/