No Image Available

Tragjike/ 15-vjeçari vritet me thikë pas një feste, shpallet në kërkim 22-vjeçari shqiptar

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Marsberg-Essentho, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani. Në të njëjtën ngjarje, një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas autoriteteve vendase, ngjarja ndodhi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, pak pas përfundimit të një feste. 15-vjeçari, shtetas gjerman dhe banues në Dortmund, u godit me thikë dhe ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Në sulm mbeti i plagosur rëndë edhe një 18-vjeçar me shtetësi rumune, i cili u transportua në spital për trajtim mjekësor. Policia gjermane ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar, një 22-vjeçar nga Kosova dhe një 23-vjeçar me shtetësi greke. Në operacion janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa kontrollet janë shtrirë në...