Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?
Ato që ishin planifikuar si pushime familjare për vëlla e motër, bashkë me partnerët e tyre, shqiptarë që jetonin në Amerikë, u kthyen në tragjedi pas një shpërthimi dhe shembjes së godinës ku ata po qëndronin në Greqi. Viktimat u identifikuan si Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha, Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe pronarët e ndërtesës, Edmond Hings dhe Athina Papapresku. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, ndërsa sot familjarët e viktimave kanë mbërritur në Greqi, pasi u thirrën nga autoritetet kompetente të Shërbimit Mjeko-Ligjor të Athinës, me qëllim sigurimin e materialit gjenetik për krahasimin e ADN-së dhe përfundimin e procesit të identifikimit të trupave. Hetimet vijojnë për të përcaktuar se çfarë e...
Burimi:
javanews.al