Tragjedia me 2 humbje jete në Vaun e Dejës, Urgjenca: Autoambulanca kishte defekt teknik, dy mjete u nisën nga Shkodra
Pas protestës së banorëve të Vaut të Dejës lidhur me vonesën e ambulancës në dy ngjarjet ku humbën jetën David Deda dhe Sokol Preka, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar duke dhënë versionin e saj për situatën. Sipas QKUM-së, autoambulanca që mbulon zonën kishte pësuar një defekt teknik, ndaj për të dyja rastet u angazhuan ambulanca të nisura nga Spitali Rajonal i Shkodrës. Institucioni sqaron se telefonata e parë për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:03, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 19:44. Për rastin e dytë, kërkesa për ndihmë është bërë në orën 18:53 dhe ambulanca e dytë ka mbërritur në orën 19:54. QKUM thekson se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme. Në rastin e parë, sipas saj, një...
Burimi:
kohajone.com