TRAGJEDI/  Vëllai i vë flakën motrës dhe plagos rëndë nënën, vajza ndërroi jetë në spital

TRAGJEDI/ Vëllai i vë flakën motrës dhe plagos rëndë nënën, vajza ndërroi jetë në spital

Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Potreq të Klinës në Kosovë, ku një vajzë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga zjarri, ndërsa nëna e saj vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa si i dyshuar për krimin është arrestuar vëllai i viktimës, i cili, sipas autoriteteve, dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Nga të dhënat paraprake të hetimit, i dyshuari dyshohet se fillimisht i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij. Më pas, ai dyshohet se ka shkuar në një dhomë tjetër të banesës, ku ka sulmuar nënën e tij me një mjet të fortë, duke...