Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në jug të Nigerisë pasi janë ekspozuar ndaj gazit toksik, ndërsa përpiqeshin të vidhnin produkte nafte nga një tubacion. Ngjarja e rëndë ndodhi në Okrika, pranë Port Harcourt, kryeqyteti i shtetit Rivers. Shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa disa trupa janë parë duke lundruar në lumë, por ende nuk janë nxjerrë. Sipas organizatës joqeveritare, një grup të rinjsh kishte lidhur një tub me një tubacion që transporton produkte nafte nga uzina petrokimike Indorama Eleme Petrochemical drejt anijeve që mbërrijnë në zonë për të ngarkuar karburant dhe për ta transportuar atë për eksport. Incidenti ndodhi gjatë përpjekjes për të nxjerrë naftë nga tubacioni, kur personat u ekspozuan ndaj gazit toksik. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur...
Burimi:
javanews.al