Tragjedi në Itali, vdes gruaja që dëshmoi kundër babait për vrasjen e nënës nga mafia!

Tragjedi në Itali, vdes gruaja që dëshmoi kundër babait për vrasjen e nënës nga mafia!

Një grua që dëshmoi kundër babait të saj pas vrasjes brutale të nënës nga mafia italiane dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Denise Cosco, 35 vjeçe, u gjet në gjendje të rëndë të dielën dhe ndërroi jetë më vonë në spital në Romë. Nëna e saj, Lea Garofalo, u vra në vitin 2009 dhe u kthye në një simbol të rezistencës ndaj mafias, pasi vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të dëshmonte kundër klanit mafioz ‘Ndrangheta, në jug të Italisë. Njerëzit që e njihnin Coscon kujtojnë guximin e saj për të dëshmuar kundër të atit gjatë procesit gjyqësor, por edhe vështirësitë e mëdha me të cilat ajo u përball në vitet që pasuan. Cosco ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, të njëjtën moshë që kishte...