Tragjedi në Itali! Ra nga skela gjatë punës, humb jetën 59-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO)

Tragjedi në Itali! Ra nga skela gjatë punës, humb jetën 59-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO)

Saim Myrtaj-vendgjarje ITALI- Një 59-vjeçar shqiptar i identifikuar si Saim Myrtaj, ka humbur në një kantier ndërtimi në Rimini të Italisë. Sipas mediave italiane, aksidenti fatal në vendin e punës ndodhi paraditen e të hënës, kur 59-vjeçari shqiptar ra nga skela në një kantier ndërtimi. Myrtaj ishte mbi skelat e ngritura përgjatë fasadës së jashtme të një ndërtese dykatëshe, ku po zhvilloheshin punime të mirëmbajtjeje, veçanërisht në tarraca. Mediat italiane shkruajnë se Murtaj ra nga disa metra lartësi dhe përfundoi në tarracën e apartamentit të katit të parë. Ishte banori i aparamenteti ai i cili njoftoi policinë, dëgjoi një përplasje të fortë nga jashtë. Pas tragjedisë, Prokuroria e Riminit ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, aktualisht ndaj personave të paidentifikuar, me qëllim zbardhjen e...