Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë mesditën e së enjtes, pasi një nga formacionet shkëmbore karakteristike të zonës, të njohura si “oxhaqet e zanave”, u shemb në hyrje të muzeut në natyrë të Goremes. Sipas informacioneve të mediave turke, nga shembja ka viktima dhe të plagosur, por deri më tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre apo shkalla e rëndësisë së plagëve të të lënduarve. Në raportimet e para, guvernatori i zonës foli për të paktën dy viktima dhe një të plagosur. “Ne kemi nxjerrë trupat e pajetë të dy personave që humbën jetën për shkak të rënies së shkëmbinjve, si pasojë e një rrëshqitjeje dheu. Një të plagosur e kemi transportuar në spital për trajtim. Operacionet e...