Tragjedi në Egjipt/ Përplasen dy trena: 4 vitkima dhe mbi 90 të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në Egjipt/ Përplasen dy trena: 4 vitkima dhe mbi 90 të plagosur (VIDEO)

egjipt-pamje nga vendngjarja EGJIPT- Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku janë përplasur dy trena në jug të kryeqytetit egjiptian, Kajro. Si pasojë, të paktën katër persona u vranë dhe mbi 90 të tjerë u plagosën. Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim. Aksidenti ndodhi në distriktin al-Ayyat në provincën Giza, rreth 32 milje në jug të Kajros, kur një tren që udhëtonte për në provincën jugperëndimore Fayoum u përplas me pjesën e pasme të një treni që shkonte në provincën jugore të Aswanit, sipas Ministrisë së Transportit. Sipas njoftimit, njëri nga trenat doli nga shinat. Në një postim në X, ministria tha se të paktën 72 ambulanca transportuan të plagosurit në spitale. Ministria tha se spitalet ishin urdhëruar të...