Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit. Autoritetet kanë konfirmuar viktimat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të tjerë. Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme të Senegalit, të publikuar të dielën, varka e njohur si pirogë hasi vështirësi në zonën e Kébémerit, në veriperëndim të vendit. Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm një person të mbijetuar, ndërsa kërkimet në det vijojnë. Në reagimin zyrtar, qeveria senegaleze shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe nderoi kujtimin e personave që humbën jetën në këtë tragjedi. Gjithashtu, autoritetet riafirmuan angazhimin për të luftuar rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës së emigrantëve, duke theksuar se do të bashkëpunojnë edhe me vendet...
Burimi:
javanews.al