Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!
Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël me një motor u rrëzua në Alpet zvicerane, në jugperëndim të vendit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas policisë kantonale të Valais, avioni u rrëzua pasditen e së martës në shpatin verior të një mali në zonën Fluchalp, pranë vendpushimit malor të Leukerbad. Të tre personat që ndodheshin në bord humbën jetën. Autoritetet zvicerane kanë nisur procedurat për identifikimin e viktimave, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura identitetet e tyre. Avioni ishte ngritur nga Lugano, në kantonin italishtfolës të Ticinos, dhe kishte bërë një ndalesë në Sion, në kantonin e Valais. Më pas, ai ishte nisur drejt aeroportit Buchs, në kantonin e Nidwalden, por për arsye...
Burimi:
javanews.al