No Image Available

Tragjedi/ 28-vjeçari humb jetën pas kontaktit me energjinë elektrike

Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar në një varkë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit. Sipas të dhënave të policisë, 28-vjeçari me inicialet A. R., punëtor i një firme private, ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, kur ra në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, i riu ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar dinamikën e incidentit.