Trafikuan tonelata me kokainë, mbyllen hetimet për grupin e Rexhep Rrajës, nipit të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja

Trafikuan tonelata me kokainë, mbyllen hetimet për grupin e Rexhep Rrajës, nipit të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Prokuroria e posaçme SPAK ka vendosur të mbyllë hetimet duke kërkuar gjykimin e dosjes penale ndaj disa të pandehurve të akuzuar për trafik kokaine dhe hashashi, mes tyre edhe Rexhep Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Rexhep Rraja, Emiljan Burba dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues të grupit kriminal që trafikonte drogën në disa vende të Bashkimit Europian. Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Mavin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle dhe Zamir Aliaj (alias Çoku) akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit kriminal. Ata akuzohen gjithashtu për pjesëmarrje në grup kriminal. Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala) dhe...