Trafikuan mbi 2 ton kanabis, SPAK çon për gjykim 17 persona, mes tyre Rexhep Rraja në rolin e drejtuesit
spak-rexhep rraja TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 17 persona për trafikimin e 2 ton kanabis dhe 475 kilogramë kokainë. Sipas njoftimit të SPAK, Emiljan Burba, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja) dhe Ervis Shuli dyshohet se kanë pasur rolin e drejtuesve, ndërsa të pandehurit e tjerë akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Hetimet kanë identifikuar 3 episode kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt vendeve të ndryshme të Evropës dhe Turqisë. 3 nëntor 2020-Mali i Zi: Autoritetet sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë. 23 nëntor 2020-Holandë: Autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë, e dërguar nga Ekuadori në portin Vlissingen....
Burimi:
zeri.ai