Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit

Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga GJKKO për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në kuadër të një dosjeje që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt Zvicrës. Gëzim Bakalli u dënua fillimisht me 19 vite burgim, ndërsa Erjon Loci me 12 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet u reduktuan përfundimisht në 12 vite e 8 muaj burg për Bakallin dhe 8 vite burg për Locin. Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal vepronte gjatë viteve 2018-2024, duke siguruar sasi të konsiderueshme narkotikësh, kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania, për t’i trafikuar dhe shitur më pas në Zvicër dhe vende të tjera. Sipas akuzës,...