Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

Disa përgjime që implikojnë shoqërinë shtetërore KAYO në plane për trafik armësh, janë bërë publike nga ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj. Administratori i KAYO, Ardi Veliu, në një intervistë për Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, ka mohuar çdo pretendim. Në përgjime dëgjohet Ron Yeffet, një amerikano-izraelit, i cili i parashtron planet për tranzit armësh (që do të prodhohen në Sudan apo Nigeri, ambalazhohen në Shqipëri e me destinacion Ukrainën), një biznesmeni ukrainas me emrin Igor. Ron Yeffet, një vit më parë ka marrë 49% të aksioneve nga kompania TIMAK e Arjeta Puca. KAYO në bashkëpunim me TIMAK kanë krijuar kompaninë bijë TIMAK Defence (për prodhim dhe përshtatje të automjeteve në bazë të nevojave të ushtrisë shqiptare) nga ku KAYO ka 20% të aksioneve ndërsa...