Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gruan, i bllokohet arma (VIDEO)

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gruan, i bllokohet arma (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ku një avokat 43-vjeçar dyshohet se tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas pamjeve, Matthew Exton nxori një armë dhe ia drejtoi ish-bashkëshortes së tij. Por arma fatmirësisht u bllokua. Exton tentoi sërish të përdorte armën, por në atë moment një kamarier, Tracy Cole Jr., ndërhyri dhe u hodh mbi të, duke e neutralizuar. Ndërhyrja e kamarierit bëri që situata të mos përfundonte në një tragjedi. Sipas dosjes së çështjes, Exton ndodhej në një bar pranë restorantit kur pa ish-bashkëshorten e tij duke darkuar me familjen. Fillimisht ai i dërgoi një pije në tavolinë, ndërsa më pas, teksa ajo po largohej, e pështyu....